Netanyahu: Një takim i mrekullueshëm me mikun tim, Edi Rama

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi maksimalisht takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi maksimalisht takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të zhvilluar në zyrën e tij në Tel Aviv.

“Pata një takim të mrekullueshëm me mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne diskutuam një sërë temash, duke përfshirë kërcënimin iranian, sigurinë kibernetike dhe historinë e përbashkët midis Shqipërisë dhe popullit hebre”, shkruan Netanyahu në postimin e tij në rrjetet sociale.

Më herët kryeministri Rama takoi presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, kryetarin e Parlamentit Mickey Levi dhe ministrin e Financave, Avigdor Liberman.