Shqipëria dhe Izraeli në arenën ndërkombëtare, ambasadorja Peleg takon deputeten Kodheli

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, takohet me nënkryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, u takua me deputeten e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, njëherësh edhe nënkryetaren e Asamblesës Parlamentare të NATO-s.

Fokusi i bisedimeve ishin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, antisemitizmin dhe pozicionet e Shqipërisë dhe Izraelit në arenën ndërkombëtare

“Herën e fundit që u takuam ishte në Parlamentin izraelit, në Jerusalem. Sot jemi takuar në Kuvendin e Shqipërisë. Nder dhe kënaqësi të takohem sërish me Mimi Kodhelin, nënkryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, antisemitizmin dhe pozicionet e vendeve tona në arenën ndërkombëtare”, shkruan ambasadorja Galit Peleg në Twitter.

Edhe deputetja Mimi Kodheli reagoi në lidhje me takimin me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri.

“Megjithëse një takim kortezie me ambasadoren e re të Izraelit në vendin tonë znj. Peleg, çështjet e bashkëpunimit në fusha të rëndësisë së veçantë si ajo e sigurisë dhe sektorë strategjikë të ekonomisë midis vendeve tona, morën kohën e bashkëbisedimit miqësor”, shkruan Kodheli në Facebook.