Trajnimi i profesionistëve shqiptarë në Izrael, ambasadorja Peleg takon ministren Kushi

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me Evis Kushin, Ministren e Arsimit dhe Sportit.

“Pata një takim të mrekullueshëm këtë mëngjes me Evis Kushin, Ministren e Arsimit dhe Sportit! Diskutuam për edukimin e brezave të rinj për historinë tonë të përbashkët duke ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë. Folëm për trajnimin e profesionistëve shqiptarë me MASHAV në Izrael”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.