Ceremonia “Ekipet Sportive të Shkollave” në “Air Albania”, ambasadorja Peleg: Një shfaqje e bukur sportiviteti, edukimi dhe patriotizmi

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në Twitter: Bravo për organizatorët dhe suksese sportistëve të rinj


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në reagim të saj në Twitter, e konsideroi “një shfaqje e bukur sportiviteti, edukimi dhe patriotizmi”, ceremoninë e hapjes së projektit “Ekipet Sportive të Shkollave”, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, me pjesëmarrjen e 700 ekipeve të reja sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria, një lëvizje e re masive për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet vendore.

Postimi i ambasadores Galit Peleg

Mëngjesin e së shtunës në #Tiranë: Ceremonia e hapjes së projektit “Ekipet Sportive të Shkollave”. Një shfaqje e bukur sportiviteti?‍♂️⛹️ edukimi dhe patriotizmi??. Bravo për organizatorët ??? dhe suksese sportistëve të rinj ?