Erion Veliaj: Gëzuar festën e Hanukkah komunitetit hebraik në Tiranë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi komunitetin hebraik të Tiranës me rastin e festës Hanukkah


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi komunitetin hebraik të Tiranës me rastin e festës Hanukkah, të njohur ndryshe edhe si Festivali i Dritave.

“Gëzuar festën e Hanukkah✨ komunitetit hebraik në Tiranë??!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Vitin e kaluar (6 dhjetor 2021), Festivali i Dritave, apo siç njihet ndryshe nga komuniteti hebraik, festa e Hanukkah, u kremtua simbolikisht në Bashkinë e Tiranës, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Komuniteti Hebre.

Gjatë një pritje kortezie të ambasadores së re të Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, e quajti Tiranën si “Tel Avivi i Ballkanit”.

Kryebashkiaku Veliaj njihet si një dashamirës dhe mbështetës i Izraelit, të cilin e ka vizituar shumë herë dhe madje është takuar edhe me kryebashkiakun legjndar të Tel Avivit, Ron Huldai.