Shoqata “Miqtë e Amerikës” i dërgon titullin “Mik i Kosovës” dhe qeleshe Netanyahut

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, i ka dërguar edhe titullin “Mik i Kosovës”, akorduar kryeministrit të Izraelit


Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e drejtuar nga Agim Rexhepi, në emër edhe të popullit të Kosovës, i ka dërguar si dhuratë veshjen nacionale për meshkuj e plis/qeleshe Kryeministrit izraelit, SH.T. Benjamin Netanyahu, si dhe një komplet veshje për femra për bashkshorten e tij, Sara Netanyahu, me urimet më të mira me rastin e rizgjedhjes në postin e Kryeministrit të shtetit mik Izraelit.

Së bashku me veshjet, shoqata SH. T. Netanyahu i kam dërgua edhe çmimin “MIK I KOSOVËS”, të ndarë nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” Kosovë dhe fletëpalosjen me disa aktivitete të saj.

Postimi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

KOMUNIKAT PËR MEDIA

Populli Kosovës i dërgon dhurat veshjen tonë nacionale për meshkuj e plis/qeleshe Kryeministrit izraelit, SH.T. Benjamin Netanyahu dhe një komplet veshje për femra për bashkshorten e tijë me urimet më të mira me rastin e rizgjedhjes në postin e Kryeministrit të shtetit mik Izraelit.
Media të nderuara ju njoftoj se para disa dite u kam dërgu në Jerusalem nga një komplet veshje tonë nacionale për mashkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Kryeministrit Izraelit Netanyahu dhe zonjës së tijë.

Lajmin nuk e kam publiku deri sot, për shkaqe sigurie, derisa kam kuptu që pakoja ka arrit në Izrael.

Së bashku me veshjet SH. T. Netanyahu i kam dërgu çmimin “MIK I KOSOVËS”, të ndarë nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” Kosovë dhe fletëpalosjen me disa aktivitete tona.


I kam dërgu edhe një letër përshëndetëse e falenderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh, shtetit të Kosovës.
Në letër ndër të tjera shkruan

Shkëlqësia Juaj, do doja që unë e pjestarët e kombit tim ta duam, veprojmë e lobojmë për komb e shtet sikurse veproni Ju e populli juaj.
Do doja që edhe ne të kemi një Kryeministër, lider të pa kontestueshëm sikurse jeni JU, andaj SH.T. Netanyahu urime rizgjedhja në postin e Kryeministrit.

Kryeministër, veshjet nacionale që po ua dërgoj dhurat janë krenaria jonë nacionale. Me këto veshje vllezërit e motrat tona gjatë luftës së dytë botërore I kan strehu e mbrojt vllezërit e motrat tuaja Izraelite në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, por me këto veshje shqiptarët gjatë historis e kan mbrojtë pragun e shtëpise e teritoret e veta.

Letra në gjuhën angleze vazhdon…

Media të nderuara fundi i letrës përfundon.

Në fund po e potencoj edhe këtë fakt, derisa në botë është I shfaqur antisemitizmi nga Kosova, në veçanti nga shqiptarët, po ju dërgohën mesazhe miqësie Juve, zonjës suaj, Institucioneve e popullit mik Izraelit.

Z. Nataniahu zoti Ju bekoftë!
Zoti e bekoftë popullin Izraelit!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

MOTO JONA: Ne nuk harrojmë!

P. S. Veshjet mi sollën dhurat miqtë Isak e Ismet Islami.

Agim Rexhepi
Kryetar I Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.