Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mori pjesë në darkën e Iftarit, të organizuar nga Komuniteli Musliman i Shqipërisë, ku i pranishëm ishe edhe Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

POSTIMI I AMBASADORES GALIT PELEG

Duke respektuar mikpritësit dhe miqtë tanë myslimanë, mora pjesë sonte në darkën e Iftarit, të organizuar nga Komuniteli Musliman i Shqipërisë, ku i pranishëm ishte edhe Shkëlqesia e Ti, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Ramazanin!

Edhe Presidenti i Shqipërisë reagoi me një postim në rrjetet sociale.

Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është një mundësi, në të cilën shqiptarët e besimit mysliman afrohen me Zotin nëpërmjet agjërimit dhe veprave të mira.

Dëshiroj t’i uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve. Ramazani është muaji i paqes, mëshirës hyjnore dhe solidaritetit ndërnjerëzor. Është muaji i mirësisë ku dalin në pah cilësitë më të mira të njeriut si përkushtimi, toleranca, durimi dhe dashuria për Zotin e njëri-tjetrin.

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit! Të keni paqe e begati në familjet tuaja!

Agjërim të lehtë e të pranuar!

Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj…

Posted by Bajram Begaj on Thursday, March 23, 2023