Ambasadorja Kumbe pret Rektorin e Universitetit të Durrësit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Izraelit, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, u prit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, SHS. Dr. Meri Kumbe.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutua mbi rëndësinë e diplomacisë akademike si një urë lidhëse, si edhe mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet kërkimore izraelite.

Rektori Fortuzi e njohu Ambasadoren Kumbe me vizionin e UAMD-së për ndërkombëtarizimin, partneritetet strategjike dhe rritjen e pranisë së universitetit në rrjetet akademike ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Ambasadorja vlerësoi përkushtimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shprehu mbështetjen e Ambasadës për nisma që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ky takim konfirmon rolin e rëndësishëm që diplomacia shqiptare dhe diplomacia akademike luajnë në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme, duke promovuar vlerat e arsimit, shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në shërbim të zhvillimit të përbashkët.