Java Kulturore Izraelite

Nga data 9–11 qershor, Tirana mirëpriti Javën e Kulturës Izraelite, një festë e artit, muzikës, vallëzimit


Nga data 9–11 qershor, Tirana mirëpriti Javën e Kulturës Izraelite, një festë e artit, muzikës, vallëzimit dhe aktiviteteve për fëmijë, që solli më pranë publikut shqiptar kulturën, kreativitetin dhe diversitetin izraelit.

Java kulmoi me një pritje me rastin e 78-vjetorit të Shtetit të Izraelit, duke festuar miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Falënderojmë të gjithë artistët, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkinë e Tiranës, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në suksesin e kësaj jave të paharrueshme kulturore”, shkruan ambasada izraelite në postimin e saj në rrjetet sociale.

Lexo më shumë