Ambasadorja Peleg merr pjesë në Samitin “Strengthening National & Business Cyber Resilience”

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mori pjesë në Samitin “Strengthening National & Business Cyber Resilience”, një aktivitet i nivelit të lartë që mblodhi së bashku Kryeministrin, Ministrat e Mbrojtjes, Brendshëm, Energjisë dhe Financave, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues të shumë prej kompanive më të mëdha në vend.

Samiti shërbeu si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe kompanive lider izraelite të sigurisë kibernetike, duke u fokusuar në zgjidhje praktike dhe të avancuara për përballimin e kërcënimeve reale kibernetike me të cilat përballet Shqipëria sot.

Si një nga ekosistemet më të avancuara në botë në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, Izraeli mbetet i përkushtuar në forcimin e partneritetit me Shqipërinë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, rritjen e kapaciteteve kombëtare dhe ndërtimin e një të ardhmeje digjitale më të sigurt dhe më rezistente.

Aktiviteti u organizua nga Improvate, një platformë lider biznesi që promovon partneritete ndërkombëtare dhe inovacionin.