Shqipëria uron Izraelin për Vitin e Ri


Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkura, Besiana Kadare, u bashkua me një dyzinë ambasadorësh të vendeve të tjera për t’i video-uruar popullit izraelit një “Vit të Ri të Lumtur” në prag të Vitit të Ri Hebraik.

Shalom Israel” ishin fjalët përshëndetëse të ambasadores Kadare.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i cilësoi ata si “aletatë të vërtetë që mbështesin Shtetin e Izraelit në Kombet e Bashkuara”.

Urimet erdhën nga ambasadorët e Shqipërisë, Gjermanisë, Hungarisë, Indisë, Argjentinës, Australisë, Ruandës, Meksikë, Britanisë së Madhe, Singaporit, Estonisë, Uruguait, Togos dhe sigurisht Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë