Maratonë në gjurmët e Biblës


Më shumë se 1000 garues nga më shumë se 10 vende të ndryshme do të vrapojnë duke ndjekur gjurmët e Biblës.

Maratona e tretë vjetore e “Bible Marathon” do të zhvillohet ditën e premte, më 6 tetor.

Garuesit do të vrapojnë 5 km, 10 km, gjysmë maratone dhe maratonën e plotë 42 km.

Maratona do të zhvillohet në rrugët e rajonit Binyamin në Bregun Perëndimor.

Rruga e plotë nis nga Rosh Ha’ayin (Eben Ezra në Bible) drejt Shiloh, ashtu siç është përshkruar në “Librin e Samuelit”.

Lexo më shumë