Dita e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit


(Izraeli Sot) – Në datën 17 janar 2017,në Parlamentin izraelit (Knesset) u organizua Dita e Shqipërisë. Ky eveniment përfshiu takimet mes dy Grupeve Parlamentare të Miqësisë, ku morën pjesë Nënkryetarët e Knessetit, Yoel Hasson dhe Yehiel Bar dhe nga Kuvendi i Shqipërisë Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetarja e Grupit të Miqësisë, znj. Valentina Leskaj, dhe deputetët Anastas Angjeli dhe Silvana Caka.

Më pas u vijua me një takim të veçantë me Kryetarin e Nënkomisionit për Politikën e Jashtme, Robert Ilatov. Kryetari i Knessetit, z. Yuli -Yoel Edelstein rezervoi një pritje të veçantë për Nënkryetaren Leskaj ku përgëzoi bashkëpunimin mes dy parlamenteve dhe diskutuan për forcimin e mëtejshëm të dy institucioneve legjislative të Shqipërisë dhe Izraelit. Zoti Edelstein zhvilloi më pas takim të veçantë me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë.

Me rastin e këtij eventi, që zhvillohet për herë të parë në Parlamentin izraelit, u çel fotoekspozita “Shqipëria përmes syrit fotografik”, në të cilën u paraqitën fotografi dokumentale dhe artistike nga Shqipëria e vitit 1991 dhe e vitit 2016, në fokusin e fotografit izraelit, Doron Bacher, i cili gjatë këtyre 25 viteve realizoi një set fotografish që nga emigrimi i komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael deri në ditët e sotme, duke vënë në dukje ndryshimet pozitive të Shqipërisë në këto vite. Ky eveniment i veçantë u nderua me praninë e Kryetarit të Knessetit, z. Yuli-Yoel Edelstein, i cili, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj inaguruan hapjen e ekspozitës, e cila u prezantua nga Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel.

Dita e Shqipërisë përfundoi me një fjalim të Kryetarit Edelstein në seancë plenare ku pasi vlerësoi kontributin e Shqipërisë për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës II Botërore, nënvizoi ecurinë pozitive të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.