Papa, Universitetit të Tel Avivit: Formoni liderë të rinj për sfidat e mëdha

Papa Françesku priti në “Sallën e Papëve” në pallatin apostolik në Vatikan një delegacion nga Universiteti i Tel Avivit, të udhëhequr nga  rektori Jozef Klafter. 

“Duhet të keni gjithmonë etje për dituri. Shkenca dhe dituria duhet të ecin së bashku”, – tha Papa.

“Universiteti është ndërtuar të edukojë një kulturë diturie, e aftë të harmonizojë qasjen teknike dhe shkencore me atë humane, duke besuar se ndjekja e së vërtetës dhe e së mirëës është përfundimisht unike”.

“Bota jonë – theksoi Papa – ka nevojë urgjente për të zhvilluar një kulturë të mençur, duke marrë parasysh fazën aktuale të evolucionit dhe zhvillimit global, të shënuar nga kriza ekonomike dhe sociale dhe konfliktet e gjeneratave”.

“Ne kemi nevojë për mënyra të përshtatshme për të formuar udhëheqës të aftë, për të hapur rrugë të reja për të përmbushur nevojat e gjeneratave të tanishme pa kompromentuar ato në të ardhmen”, tha Papa gjatë takimin me delegacionin universitat izraelit. (Izraeli Sot)

Lexo më shumë