Princi William, vizitë në Izrael. Netanyahu: Historike!

Princi britanik William do të kryejë një vizitë në Izrael, të programuar për verën e këtij viti. Lajmin e dha qeveria angleze.

Kjo do të jetë vizita e parë e një përfaqësuesi të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael, me përjashtim të vizitave në funeralet e Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshëndeti vizitën duke, e cilësuar atë “historike”.

“Ne e përshëndesim lajmin e mbërritjes së Princit William në Izrael. Kjo është një vizitë historike, e para e këtij lloji, dhe do të pritet këtu me shumë simpati”, – tha Netanyahu.

Edhe Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e përshëndeti vizitën, me një mesazh në Twitter.

Lexo më shumë