Shqipëria është në fokusin edhe të nxënësve nga Izraeli, të cilët dëshirojnë të njihen me vendin që mbrojti dhe shpëtoi hebrenjtë nga nazistët gjatë Luftë së Dytë Botërore.


“Nga data 4 deri me 8 mars vizituan Shqipërinë një grup gjimnazistësh nga Izraeli. Ata u njohën me vendin që mbrojti dhe shpëtoi Hebrenjtë, u takuan me disa nga familjet qe strehuan Hebrenjtë”, bëri të ditur Ambasada e Izraelit në Tiranë.
Të rinjtë izraelitë zhvilluan takime me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë, si dhe u njohën me disa valle tradicionale shqiptare. Ata ishin vizituan Bashkinë e Tiranës, shkollën “Sami Frasheri”, si dhe “Centro Danza Mimoza” në kryeqytet. /Izraeli Sot/





