Tel Avivi, qyteti i 9-të më i shtrenjtë në botë, Singapori kryeson renditjen

Qyteti izraelit i Tel Aviv është qyteti i 9-të më i shtrenjtë në botë, duke lënë pas Tokion dhe Nju Jorkun, sipas një liste të publikuar nga revista e njohur “Economist”.

Renditja vjetore e “Economist” krahasoi çmimet e mbi 150 artikujve në 133 qytete në mbarë botën.

Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë, i ndjekur nga Parisi, i cili u ngjit pesë vendeshsh nga viti i kaluar, Zurich (+1), Hong Kong (-2), Oslo (+6), Gjenevë (+1), Seul, Kopenhagen +1), Tel Aviv (+2) dhe Sidnei, që përbëjnë edhe “Top 10”.

Singapori, ne sfond Marina Bay Sands e miliraderit amerikano-hebre, Sheldon Adelson

Forumi Ekonomik Botëror pohoi vitin e kaluar se Izraeli është ndër pesë destinacionet më të shtrenjta turistike.

Përsa u përket vendeve, Bermuda është më i shtrenjti,  i ndjekur nga Zvicra dhe Islanda.

Burimi: Israel Hajom / Izraeli Sot

Lexo më shumë