Teknologjitë e përparuara izraelite në 10 vende që flasin rusisht

Profesionistët iu nënshtruan një programi intensiv për sipërmarrjen, marketingun dhe pas-korrjes në bujqësi

Izraeli organizoi kohët e fundit një kurs bujqësor në të cilin morën pjesë 24 profesionistë nga 10 vende që flasin rusisht,  të organizuar nga Agjencia e Izraelit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.

Profesionistët iu nënshtruan një programi intensiv për sipërmarrjen, marketingun dhe pas-korrjes në bujqësi, që u zhvillua në Kibbutz Shefayim.

Profesionistët erdhën nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Ukraina dhe Uzbekistani.

Qëllimi i këtij kursi ishte të ndante teknologjitë dhe praktikat e përparuara izraelite, duke përfshirë përdorimin e njohurive nga sipërmarrësit privatë dhe kooperativë, metodat moderne të marketingut, teknologjinë pas korrjes për të ruajtur prodhimet e freskëta, cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore në produktet vendore dhe tregjet e eksportit, dhe strategjitë për eksportin e produkteve konkurruese për të përmbushur standardet ndërkombëtare.

Lexo më shumë