Ish-shefi i Mosadit: Ja si Izraeli shkatërroi reaktorin bërthamor të Sirisë

Ish-kryespiuni izraelit, Tamir Pardo, tregoi për mediet detaje në lihj me sulmin e 6 shtatorit 2007


Ish-shefi i spiunazhit izraelit, Tamir Pardo, konfirmoi sot se agjentët e Mosadit ishin përgjegjës për informacionin inteligjent që çoi në goditjen në një reaktor bërthamor sirian në vitin 2007, disa orë pasi Izraeli mori përgjegjësinë formale për sulmin e guximshëm, shkruan gazeta izraelite “Times of Izrael”.

“Një ekip i agjentëve të Mossad arriti të sjellë informacionin në mënyrën se si dinë ata. Nuk dëshiroj të them më shumë për këtë, “tha ai gjatë një konference në kujtim të paraardhësit të tij si kreu i Mossad, Meir Dagan, i cili vdiq në vitin 2016.

Pardo tha se zbulimi nga agjentët e Mossadit në mes të vitit 2006 korrigjoi një “dështim të zhurmshëm të inteligjencës”, duke iu referuar viteve të kaluara para se Izraeli të dinte përfundimisht për ekzistencën e reaktorit.

“Ishte fat i madh që ky grup agjentësh arriti ta sjellë këtë informacion,” tha ai.

“Falë këtij informacioni dhe vetëm këtij informacioni, shteti i Izraelit ishte në gjendje të merrte njohuritë që e lejonin [të kryente sulmin] dhe njohurinë se ekzistonte një reaktor në Siri,” tha Pardo.

Reaktori bërthamor sirian, para dhe pas sulmit të 6 shtatorit 2007

Shërbimet inteligjent izraelite arritën që të siguronin një koleksion i fotografive të marra brenda reaktorit bërthamor, i cili ndodhej në rajonin Deir Ezzor në verilindje të Sirisë. Fotografitë konfirmuan dyshimet e Izraelit se, Siria po ndërtonte reaktorin, për të pasuruar plutoniumin për armë bërthamore.

Deri në atë pikë, Izraeli kishte dyshime për ekzistencën e reaktorit, por nuk kishte prova përfundimtare.

Ky informacion udhëhoqi Izraelin për të kryer një sulm ajror kundër vendit ku ndodhej reaktori në natën midis 5 dhe 6 shtatorit 2007.

Ish shefi i Mosadit vlerësoi kryeministrin në atë kohë, Ehud Olmert dhe atë të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Ehud Barak për operacionin.

“Olmert e plotësoi misionin në kohën e duhur dhe Ehud Barak bëri punë fantastike,” tha ai.

Të mërkurën, Izraeli zyrtarisht pranoi se shkatërroi reaktorin bërthamor al-Kibar në Deir Ezzor, duke i dhënë fund një ndalimi dhjetëvjeçar për botimet izraelite që raportonin mbi sulmin.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.