Ambasadori Bardhyl Canaj i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Izraelit

Në datën 9 nëntor 2015, Ambasadori Bardhyl Canaj i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Ambasadori zhvilluan një takim, cili ishte miqësor dhe tepër e ngrohtë. Presidenti vlerësoi kontributin dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai nënvizoi shembullin unik të shoqërisë shqiptare për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe e cilësoi simodel që duhet marrë shembull në këtë kohë krizash që po kalon rajoni dhe bota. Presidenti Rivlin u shpreh i kënaqur për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe nënvizoi interesin në rritje të investitorëve izraelitë në Shqipëri.

Ambasadori Canaj alenderoi Presidentin për vlerësimet e mësipërme. Presidenti Rivlin mirëpriti propozimin për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vitin e ardhshëm, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit.