Pas SHBA, edhe Guatemala hap ambasadën e saj në Jeruzalem

Në ceremoninë zyrtare do të jenë të pranishëm, Presidenti Jimmy Morales dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Guatemala do të hapë zyrtarisht sot ambasadën e saj në Jeruzalem, vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e transferuan misionin e saj diplomatik në kryeqytetin e Izraelit.

Në ceremoninë zyrtare do të jenë të pranishëm, Presidenti i vendit nga Amerika Qendrore, Jimmy Morales, dhe gjithashtu Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Guatemales, Jimmy Morales, dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në vitin 1969, Guatemala ishte vendi i parë që hapi ambasadën e tij në Jeruzalem, por më pas e zhvendosi atë në Tel Aviv, si pasojë e refuzimit ndërkombëtar të pretendimeve të Izraelit për Jeruzalemin Lindor.

Guatemala ishte vendi i parë pas Shteteve të Bashkuara, që njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, më 24 dhjetor 2017.