Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i kudogjendur dhe nuk përton kurrë t’i tregojë kujtdo risitë që i po i sjell jetës sociale të kryeqytetit shqiptar.
Ai u takua me një grup turistësh izraelitë, të cilëve u shpjegoi që mund ta përdornin internetin falas dhe pa limit në Sheshin “Skënderbej”.
Shqipëria po njeh një bum turistësh nga Izraeli, kjo edhe për faktin se tani ekziston fluturime direkt midis dy vendeve. (Fotot nga Aurel Boriçi).





