Kryeministri hungarez: Hebrenjtë mund të ndihen të sigurt në Hungari

Kryeministri Benjamin Netanyahu: Viktor Orban, një mik i vërtetë i Izraelit. Kemi gjëra të përbashkëta


Kryeministri hungarez Viktor Orban, një nacionalist, politikat e të cilit kanë ngritur shqetësime mes hebrenjve në vendin e tij në të kaluarën, tha gjatë një vizitë zyrtare në Izrael se ata duhet të ndjehen të sigurt nën qeverinë e tij.

Duke paguar një vizitë reciproke në Izrael një vit pas vajtjes së Kryeministrit Benjamin Netanjahu në Budapest, Orban riafirmoi se Hungaria mban një politikë të “tolerancës zero” për antisemitizmin.

“Të gjithë qytetarët hebrenj në Hungari janë nën mbrojtjen e qeverisë,” tha Orban në komentet për gazetarët në hungarisht. “Ne jemi krenarë që në Hungari, hebrenjtë festojnë dhe ruajnë traditën hebraike, mund të ndihen të sigurt”.

Kongresi Botëror i Hebrenjve vlerëson popullsinë hebre në Hungari në mes 75,000 dhe 100,000 vetave, shkruan gazeta e madhe izraelite, “Israel Hayom”.

Orban u takua me Netanyahun në Jerusalem të enjten. Përpara takimit të tyre, Netanyahu tha se ai dhe Orban e kuptuan “kërcënimi që paraqet islami radikal është real dhe mund të kërcënojë Evropën, veten dhe fqinjët tanë arabë”.

“Ne jemi në frontin e mbrojtjes së Evropës,” tha ai.

Netanyahu e quajti Orban “një mik i vërtetë i Izraelit”, dhe Orban tha se lidhjet e ngushta izraelito-hungareze ishin për shkak të “marrëdhënieve të shkëlqyera personale” të tij me Netanjahun.

“Një patriot hungarez dhe një patriot izraelit hebre do të gjejnë gjithmonë diçka të përbashkët,” tha Orbani.

Netanyahu tha se ai dhe Orban “të dy e kuptojnë se kërcënimi i Islamit radikal është i vërtetë”.

Qeveria e Hungarisë i ka kushtuar rëndësi të madhe kësaj vizite dhe katër ministra të qeverisë po shoqërojnë Orbanin në udhëtimin e tij në Izrael.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.