Katër izraelitë të vdekur nga rrëzimi i teleferikut në Itali, 5-vjeçarin e shpëtoi përqafimi i të atit

Eitan Biran është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e së shtunës që u mori jetën 14 personave në Alpet Perëndimore. Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vrarë.

Aksidenti i teleferikut me 14 të vdekur në Itali, i mbijetuari i vetëm izraeliti 5-vjeçar

I mbijetuari i vetëm i incidentit të tmerrshëm të së dielës, një djalë 5-vjeçar izraelit që jeton në Itali, mbetet i shtruar në spital në Torino të hënën me kocka të shumta të thyera.