Landsman: “Besa” shqiptare shpëtoi hebrenjtë

“Arsyeja kryesore që mundësoi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, ishte e ashtuquajtura “besa” – kodi shqiptar i nderit. Shumica u shpëtuan për shkak të kësaj. Me fjalë të tjera, njerëzit strehonin dhe fshihnin refugjatët – shumë shpesh ata ishin njerëz që nuk i njihnin, por ata e bënin këtë për shkak se njerëzit ishin në rrezik dhe për shkak se donin ta bënin”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i psikologjisë nga Izraeli – ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës, Rabin Moshe Landsman.