Elvi Sidheri: Vlora, dikur qendër e hebraizmit në Mesdhe

Isak Trink ishte Konsulli i parë i Raguzës në Vlorë në vitin 1541, i pasuar nga nipi i tij Angelo Samuel. Ai do të pasohej nga Yaako Kodutto, pjesëtar i një familje hebreje nga Ankona, që do ta mbante këtë post për njëzet vite. Pas tij do të vinin Daniel Kodutto, Zakaria Graciano, Josip Maestro, e sërish nga familja Kodutto në vitin 1637, Angelo Kodutto.