Edi Rama në Forumin Global të AJC: Izraeli, një shembull i ndritshëm për Shqipërinë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu drejtua Forumit Global të Komitetit Hebre Amerikan (AJC – American Jewish Committee). Në bisedën e tij me Drejtorin e Institutit Transatlantik AJC me seli në Bruksel, Daniel Schwammenthal, Kryeministri Rama diskutoi për shpëtimin e guximshëm të Hebrenjve nga nazistët në Shqipëri, ringjalljen e tanishme të antisemitizmit në Evropë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, aspiratat për të fituar anëtarësimin në BE, dhe sfidat e sigurisë nga Irani.