Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar.

Hoxha: Muzeu Besa në Tiranë dhe ai hebraik në Vlorë, projekte për forcimin e miqësisë Shqipëri-Izrael

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, theksoi angazhimin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, si dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ministri izraelit homazhe te Memoriali i Holokaustit në Tiranë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilluan sot homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në nderim të kujtimit të viktimave të Holokaustit.

Përmes këtij akti përkujtimor, Balla dhe Sa’ar nderuan kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave të humanizmit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohje për të gjitha familjet shqiptare që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan, mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë nga përndjekja naziste, duke dëshmuar solidaritet dhe guxim në një nga periudhat më të errëta të historisë.

“Mirënjohje të gjitha familjeve shqiptare që mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Balla.

Peleshi pret ministrin e Jashtëm të Izraelit: Zgjerim i bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar

Sa’ar: Marrëdhëniet me Shqipërinë lidhje historike dhe vlera morale të përbashkëta, zgjerim i partneritetit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar lidhjet historike, vlerat e përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh

Hoxha pret homologun izraelit, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.