Prof. Dr. Mentor Petrela: Projekti i doktorëve hebrenj për krijimin të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë në vitin 1938

Profesor Schlessinger dhe Profesor Lehman morën miratimin me një leje te veçante nga Mbreti Zog I

Mjekët hebrenj në Shqipëri

Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetësor me inaugurimin e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierëve dhe të mamive, këshilluar këto nga dr.Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria.