Kthen ajrin në ujë, Emiratet e Bashkuara Arabe shuajnë etjen me teknologjinë izraelite

Firma e agrobiznesit me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Dahra, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me kompaninë izraelite Watergen. Sipas marrëveshjes, Watergen do të ketë për detyrë të furnizojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera në rajon me zgjidhjet e saj të ujit të patentuar që gjenerojnë ujë nga ajri i hollë – duke iu shërbyer sektorëve ekonomikë duke filluar nga bujqësia te mikpritja.

Prodhon ujë të pijshëm nga ajri, kompania izraelite nderohet me medalje në SHBA

Gjeneratori Genny, i prodhuar nga kompania izraelite Watergen, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë e Konsumit Elektronik në Las Vegas të mbajtur pak ditë më parë. Genny është listuar në “100 shpikjet më të mira” të revistës “TIME” të vitit 2019, në “kategorinë e të mirave sociale”.