Ambasadori Canaj takim me Koordinatorin e OKB-së për Lindjen e Mesme

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.