Blerim Gjeladini: “Terra Data” kompania izraelite e inteligjencës artificiale që gjeti fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri

Bëhet fjalë për “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital, e cila ka parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve në vende të ndryshme, përfshirë këtu ato lokale në Turqi, zgjedhjet presidenciale në Kroaci, por edhe ato në SHBA e Izrael.

Terra, kompania e inteligjencës artificiale që parashikoi fituesin presidencial në Kroaci

Blerim Gjeladini dhe kompania e tij, Terra, operon në treg prej dy vitesh në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave online, me konsulencë ndërkombëtare, përfshirë dhe atë izraelite. Terra ka ndërtuar softin e saj, ku analizon një numër të madh indikatorësh dhe referencash, për të dalë në përfundime të logjikës grafike, për të përpunuar dhe realizuar prognoza të sakta.