Dita e Holokaustit, Forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave” në Korçë

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit, u zhvillua sot në “Universitetin Fan S. Noli” të Korçës forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”. Eventi, i cili ishte bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë, u drejtua nga prof. as. dr. Irena Nikaj, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA).