Harron të marrësh ilaçet? Një startup izraelit e ka zgjidhjen për ty

Për pacientët që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri, sëmundja kronike e mushkërive ose HIV, regjimi që duhet ndjekur për  marrjen e medikamenteve shpesh mund të jetë i lodhshëm, pasi duhet marrë me shumë pilula gjatë gjithë ditës. Por një kompani izraelite, Vaica, dëshiron të thjeshtojë menaxhimin e marrjes së medikamenteve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.