Katër izraelitë të vdekur nga rrëzimi i teleferikut në Itali, 5-vjeçarin e shpëtoi përqafimi i të atit

Eitan Biran është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e së shtunës që u mori jetën 14 personave në Alpet Perëndimore. Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vrarë.