Shqiptaret qe shpetuan hebrenjte ne dokumentar


Dokumentari “Besa – The Promise” sfidon klishetë e vjetra rreth myslimanëve duke rikujtuar shqiptarët heroikë që shpëtuan 2,000 hebrenj gjatë Holokaustit.

Rexhep Hoxha ende e rikujton ditën e vitit 1967 kur i ati i tij ndau me të një sekret të familjes të cilin ai do ta ruante për pothuajse gjysmë shekulli. Më pas, nën sundimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, Shqipëria sapo ishte vetëshpallur vendi i parë ateist në botë dhe komunistët e Hoxhës ndaluan çdo pasqyrim publik të fesë dhe dogjën librat dhe sendet e shenjta. Mijëra xhami dhe kisha u shkatërruan ose u shndërruan në qendra kulturore, hangarë, palestra apo magazina.

Një familje hebraike, që ishte strehuar në shtëpinë e Rexhep Hoxhës gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte lënë pas tre libra të shenjtë, të cilët babai i Rexhepit kishte premtuar se do të ruante deri sa ata të riktheheshin për t’i marrë.

“Kur ndodhën spastrimet kundër fesë, këta libra u shndërruan në materiale të rrezikshme dhe na u desh të gjenim një mënyrë për t’i fshehur. Ata ishin libra të bukur dhe ne kishim frikë që t’i linim në një vend të dukshëm pasi një vizitor kureshtar mund t’i merrte dhe të zbulonte se ishin libra fetarë,” rikujton Rexhepi.

Ai bashkë me të atin i fshehën librat në një kuti prej druri me vrima në pjesën e sipërme që e kishin vendosur poshtë krevatit. Më pas, nga frika se ato mund të mykeshin, ata i hoqën librat nga kutia dhe i fshehën pas një rafti librash.

Rexhepi i mbajti sekret librat deri në kolapsin e regjimit komunist të Shqipërisë në vitin 1991 dhe më pas filloi kërkimin për pronarët e tyre. Megjithëse kishte kontaktuar me disa persona nëpërmjet Fondacionit të Miqësisë Shqiptaro-Izraelite, ai nuk kishte pasur sukses deri sa një ditë fotografi amerikan Norman Gersham të trokiste në derën e tij.

Gersham kishte vizituar Muzeun e Holokaustit në Uashington dhe kishte vënë re një hapësirë të vogël të bardhë në hartën e Evropës, ku dukej se hebrenjtë nuk ishin persekutuar. I magjepsur nga kjo histori, Gersham erdhi në Tiranë për të dokumentuar historinë e patreguar të burrave dhe grave që kishin shpëtuar jetët e pothuajse 2,000 hebrenjve të cilët kishin mbërritur në Shqipëri gjatë luftës për t’i shpëtuar persekutimit.

“Premtimi që u bë ishte shumë i rëndësishëm për principet e familjes time. Ka qenë një themel i jetës time. Të mbash fjalën e dhënë tregon përgjegjësi dhe është diçka që duhet kultivuar nga të gjithë ne,” tha Rexhepi.

Kur Rexhepi u takua me Gershamin, u vu në lëvizje një ngjarje dramatike e jashtëzakonshme dhe e papritur, që tashmë është pjesë e dokumentarit kinematografik “Besa: The Promise,” nga regjizorja amerikane Rachel Goslins. Dy burrat u nisën në një ekspeditë për të gjetur familjen e hebrenjve që t’i rikthenin librat. Me një histori të detajuar dhe një stil emocionues, “Besa: The Promise” sfidon disa nga supozimet themelore rreth urrejtjes midis Islamit dhe Judaizmit, duke i rikujtuar shikuesve fuqinë që zotërojnë njerëzit e mirë për të ndryshuar mënyrën se si ne shikojmë botë.

Filmi, prodhimi i të cilit zgjati më shumë se shtatë vjet, zbulon historinë e patreguar të burrave dhe grave të Shqipërisë, pothuajse të gjithë myslimanë, të cilët u përballën me nazistët të armatosur vetëm me kodin e tyre tradicional të nderit ose thjesht besën dhe shpëtuan jetët e pothuajse 2,000 hebrenjve.

“Fakti se historia e Rexhepit jo vetëm që ka ndodhur vërtet, por ne kishim privilegjin ta zbulonim dhe ta dokumentonim atë, është një nga ata dhuratat e rralla nga perënditë e dokumentareve të cilëve do i jem gjithnjë mirënjohëse,” tha Goslins.

Dokumentari u shfaq për herë të parë në një ceremoni të mbajtur në Muzeun e Holokaustit të Uashingtonit në Prill, ku morën pjesë kryeministri z. Berisha, deputetë dhe personalitete të shquara shqiptare. Në vijim mund të shihni edhe trailer-in e këtij dokumentari.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.