Xhindi: Shqiptarët, krenarë për mbrojtjen ndaj hebrenjve


Tiranë, 27 janar 2014, Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit dhe UNDP organizuan një përkujtimore në Muzeun Historik Kombëtar.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi ka theksuar në fjalën e saj se krahas përkujtimit të afro 6 milionë hebrenjve të vrarë brutalisht nga regjimi nazist, shqiptarët kanë arsye të ndjehen krenarë për rolin dhe kontributin e tyre në mbijetesën e afro 2000 hebrenjve.

“Ne shqiptarët kemi të drejtë të jemi krenarë sot përpara popullit hebre, përpara Izraelit sepse në ditët më të vështira të tyre, midis halleve tona të mëdha, midis varfërisë dhe vuajtjeve të luftës, vatra e shumë familjeve shqiptare e bëri një vend të ngrohtë për ata që po vuanin dhe mundoheshin t’i fshiheshin masakrës dhe persekutimit kolektiv.

Me sinqeritetin dhe dëlirësinë e zemrës, duke respektuar kodin themelor moral të tyre, besën, shqiptarët duke marrë parasysh rrezikun që i priste, strehuan më shumë se 2000 hebrenj, ashtu pa zhurmë, pa bujë saqë do t’ju duhej puna e historianëve më pas për ta pasqyruar shumë vonë dhe qartësisht këtë kontribut të tyre të vyer. Ne sot ndjehemi të respektuar kur në memorialin e ngritur në kujtim të Shoahut lexojmë dhe emrat e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Xhindi.

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli akuzon kreun e OKB-së për mbështetjen e Hamasit

Ministri i Jashtëm Eli Cohen thotë se Antonio Guterres është një "rrezik për paqen botërore"

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.