Bushati fton biznesin izraelit të investojë në Shqipëri


(Izraelisot) – Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetin e Izraelit, në kuadrin e një lobimi diplomatik në lidhje me tërheqjen e investitorëve izraelitë në Shqipëri.

Siç njofton zyra e shtypit e MPJ-së, gjatë vizitës sё tij zyrtare nё Izrael, Ministri i Punëve tё Jashtme, Ditmir Bushati, u ftua nga Këshilli Botëror Hebre dhe Këshilli Izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë për të prezantuar prioritetet e politikes së jashtme të Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit në Ballkan.

Ministri Bushati theksoi rolin e Shqipërisë, si faktor stabilizues nё rajonin e Ballkanit, si dhe përshkroi proceset transformuese të cilat Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në BE, sidomos për sa i përket sundimit të së drejtës në ekonomi dhe politikave sektoriale, që synojnë përshpejtimin e thithjes së investimeve të huaja.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati u shpreh se “potenciali i marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Izrael nuk është ende i shfrytëzuar plotësisht, sidomos sa i përket fushave të identifikuara nga të dyja palët si fusha me karakter strategjik: energjia, bujqësia, infrastruktura dhe telekomunikacionet”

Nё fjalёn e tij, Ministri Bushati theksoi lidhjet e ngushta historike qё bashkojnë popullin shqiptar dhe popullin hebre, lidhje që kulmuan në shpёtimin kolektiv të hebrenjve nё Shqipёri gjatё Luftës së dytë Botërore, si dёshmi jo vetёm e asaj ç’ka shqiptarёt ishin tё zotёt tё bёnin, por dhe e vlerave qё duhet tё vazhdojnë të kultivohen në Evropë.

Nё vijim, Ministri Bushati iu pёrgjigj pyetjeve tё audiencёs mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën dhe vendet e rajonit si dhe mbi rëndësinë e marrjes se statusit kandidat për vendin tonë.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës në Izrael ishte dhe ceremonia e homazheve në memorialin e Viktimave të Holokaustit (Yad Vashem), ku Ministri Bushati u shpreh se: “Memoriali i Yad Vashem-it na rikujton se në Shqipëri nuk ka pasur histori të antisemitizmit. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë anti-semitizem. Ndihem krenar që i përkas një populli, veprat dhe vlerat e të cilit e kanë rreshtuar në anën e të drejtëve”.

Nё takimet e zhvilluara me pёrfaqёsues tё Dhomёs sё Tregtisё sё Izraelit dhe grupe tё tjera tё biznesit izraelit, tё cilat operojnё nё vendin tonё, Ministri Bushati pёrgёzoi punёn e kryer deri tani nga Dhoma e Tregtisё Shqipёri-Izrael nё dobi tё rritjes sё investimeve tё drejtpёrdrejta nё vend dhe vёllimit tё shkёmbimit tregtar mes dy vendeve.

Ai pёrshёndeti gjithashtu qasjen e komuniteteve tё biznesit tё tё dy vendeve pёr t’i dhёnё njё dimension tё ri, nё nivele rajonale, bashkёpunimit me Shqipёrinё, ku rol veçanёrisht tё rёndёsishёm do tё luajnё forumet e pёrbashkёta rajonale tё cilat pritet qё tё zhvillohen nё tё ardhmen e afёrt.

Nё takimet e zhvilluara me pёrfaqёsues tё biznesit të inovacionit dhe teknologjisë se lartë, tё cilёt kanё interes tё eksplorojnё tregun shqiptar, Ministri Bushati bёri njё prezantim tё shkurtёr tё klimёs sё investimeve nё vend, lehtёsirave fiskale që ofron Shqipëria dhe nevojёs sё vendit pёr fillimin e aplikimit tё teknologjisё sё lartё nё funksion tё zhvillimit tё qёndrueshёm.

Ai theksoi gjithashtu se, bashkёpunimi i kompanive shqiptare me kompanitё izraelite, nё fushёn e teknologjisё sё lartё, ёshtё i njё rёndёsie tё veçantё pёr ekonominё vendase nё kontekstin e pёrfitimit tё ekspertizёs pёr rritjen e dinamikёs sё efiçencёs sё tё bёrit biznes.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.