Masakra e Charlie Hebdo, identifikohen autoret


Paris, 7 janar 2015  – Rreth 8 orë pas sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, dhe disa të tjerë u plagosën, policia franceze ka arritur të identifikojë 3 terroristët.

Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë i tyre është Hamyd Mourad,18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze.

Dy vëllezërit Kouachi janë me origjinë algjeriane, raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste.

Media franceze shkruan se Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit Iraken.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze ‘Liberation’ dyshohet se tre terroristët janë lokalizuar tashmë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre terroristët e dyshuar janë identifikuar falë një karte identiteti që është gjetur në mjetin tip Citroen C3 me të cilën ata u larguan nga vendngjarja dhe e kishin braktisur pranë portit të Pantin në Paris. Bashkëpunëtori 18-vjeçar ka qenë drejtuesi i makinës gjatë sulmit dhe arratisë.

Dy vëllezërit Kouachi dhe 18-vjeçari Mourad janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në francë pas sulmit në redaksinë e  revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.

Dyshohet se tre personat të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.