Hamas sulmon Mahmoud Abbas per pranine ne Paris

Izraelisot.com, 12 janar  2015 – Hamas sulmoi presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për praninë e tij në Marshimin e Paqes në Paris ditën e diel.

Abbas iu bashkuar rreth 50 lidërve botërorë dhe miliona njerëzve që marshuan në kryeqytetin francez, për të protestuar ndaj dhunës islamike dhe mbrojtur lirinë.

Hamas e denoncoi pjesëmarrjen e Abbas si hipokritike: “Kjo sjellje është pjesë hipokrizisë së Abbas dhe akrobacive të tij politike. Ai mendon se, duke bërë të tilla gjera ai do të fitojë simpatinë e vendeve”, deklaroi Mahmoud A-Zahar, një lider i Hamas.

Në Marshimin e Paqes në Paris ishin edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Jashtëm , Avigdor Lieberman.