Postimi ne Facebook, Franca arreston komedianin Dieudonne

Izraelisot.com, 14 janar 2015 –  Policia franceze arrestoi komedianin francez, Dieudonne, si një “mbrojtës të terrorizmit”.

Gjithçka erdhi si pasojë e një postimi në Facebook,  ku ai shprehu simpatinë për terroristët që sulmuan hipermarketin hebre në Paris javën e  kaluar.

Prokurorët hapën hetimin e kundër tij,  pas ai postoi ditën e hënë: “Sot, unë ndihem si Charlie Coulibaly”, duke përzierë sloganin popullor “Je suis Charlie” të përdorur në homazhet e gazetarëve të vrarë në revistën Charlie Hebdo, me një referencë të qartë për vrasësin Amedy Coulibaly, i cili vrau katër pengje hebre ne hipermaket.