Gjiganti Alibaba investon te kompania izraelite Visualead

Izraelisot.com, 21 janar 2015 – Gjiganti kinez i internetit, Alibaba, hyn në tregun izraelit.

Alibaba do të investojë në kompaninë start-up Visualead, e cila operon në tregun kiznez dhe ka zhvilluar teknologjinë e QR Code.

Ky është investimi i parë i Alibaba në  një kompani izraelite.

Përmes teknologjisë së ofruar nga Visualed, më shumë se 500 mijë biznese në 200 vende të botës lidhin klientët e tyre Offline dhe Online përmes leximit të QR Code.

Sipas Ministrit izraelit të Ekonomisë, Naftali Benet, Kina po intensifikon marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit në fushën e teknologjisë së lartë.