Samsung investon 10 mln USD në Izrael


Izraelisot.com, 21 janar 2015 – Gjiganti korean Samsung do të investojë 10 milionë dollarë në Izrael në firmën EarlySense që merret me monitorimin e pacientëve.

“EarlySense ka zhvilluar dhe ka sjellë në treg një teknologji unike dhe revolucionare që do të përmirësojë jetën e konsumatorëve përmes parametrave ndjesorë dhe monitorues të shëndetit”,  tha Gonzalo Martinez de Azagra, kreu i Samsung Ventures Israel.

Sistemi po përdoret në mijëra spitale, në shtëpi në gjithë botën. Ai monitoron rrahjet e zemrës, nivelin e frymëmarrjes si dhe lëvizjet e trupit të njeriut.

Ky është investimi i dytë në pak javë i Samsungut në një kompani start-up izraelite,ndërsa në planet e tij është edhe WhatsApp.

Samsung nuk është i panjohur në teknologjinë izraelite. Kompania ka dy qendra Studimi dhe Zhvillimi në Izrael.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.