Yaalon paralajmeron Hezbollahun: Nuk i tolerojme sulmet


Izraelisot.com, 23 janar 2015 – Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moseh Ya’alon,  deklaroi gjatë një takimi special me komandantë të lartë në shtabin e Komandës Veriore në Tzfat (Safed) se, Izraeli është i përgatitur mjaftueshëm për të përballuar një sulm të mundshme nga fqinjët e tij veriorë, përshirë Hezbollahun në Liban dhe një numër grupesh nga Siria.

“Ne duhet të jemi të përgatitur, për çdo përpjekje që synon të na sfidojë,  kjo nisur edhe nga zërat që kemi dëgjuar nga pala tjetër [për luftë]”, citohet  Ya’alon nga Israelnationalneës.com.

“Është e rëndësishme që të vaxhdojmë të qëndrojmë të qetë dhe të duruar, por ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje që synon të na dëmtojë dhe ne do t’u përgjigjemi me forcë përpjekjeve të tilla”.

Ministri i Mbrojtjes u bëri thirrje banorëve të Izraelit të Veriut si dhe udhëtarëve në zonë të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme.

Izraeloveriorët dhe Forcat e Mbrojtjes Izraelite, IDF, ishin në situatë alarmi gjatë gjithë javës pas sulmeve ajrore në Lartësitë Golan në pjesën e Sirsë që sollën edhe vrasjen e një komandanti Hezbollah dhe një gjenerali iranian të Iranian Revolutionary Guards  midis të tjerëve.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.