27 janari, Dita e Përkujtimit të Holokaustit


Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për të shfarosjen e hebrenjve.

Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.

Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945.

Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, pas 70 vitesh, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.‪ /BalkanWeb/

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Mediat hebraike: Shqipëria po imiton modelin izraelit për startapet

Media e njohur Pc.co.il: Ja pse ia vlen që bizneset izraelite të investojnë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Ambasadorja Demiri pret keun e ELNET, Emmanuel Navov

ELNET bashkon liderë që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit

OPED

Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

"Shtëpia Studio Kadare" dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit