Dita e Kujteses ne Kuvend. Cohen: Shqiperia i shpetoi hebrenjte


Izraelisot.com, 29 janar 2015 – Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë plenare të jashtëzakonshme, për të nderuar viktimat e Holokaustit.

Në seancën plenare ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Grupit Parlamentar të Shqipëri-Izrael, zonja Valentina Leksaj, të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, si dhe deputetët e të gjitha forcave politike, si dhe përfaqësues nga komunitetet fetare.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shqipëri, David Cohen, konsulli izraelit Tsach Saar, kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Ilir Kokeri, ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj, hebrenj që jetojnë në Shqipëri. Të pranishëm ishin edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

KRYEPARLAMENTARI META

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha me këtë rast , se “është nder  që çelim këtë seancë duke sjellë në kujtesë viktimat e Holokaustit në  ditën ndërkombëtare. Këtë javë e gjithë bota nderoi me dhimbje persekucionin e një kombi të tërë nga nazistët dhe sot kujtojmë një nga momentet më të errëta të historisë moderne.  Përulemi me nderim për sakrificën e atyre që refuzuan të përkulen ndaj barbarisë nazistë. Ne kujtojmë me krenari dhe përulje të gjithë hebrejntë që jetuan në Shqipëri që gjetën bujarinë dhe besën shqiptare”, tha Meta. Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Shqipëri-Izrael, zonja Valentina Leksaj, e vuri theksin në faktin se Shqipëria ka qenë një nga vendet anëtare për caktimin e datës 27 maj si Dita Ndërkombëtare e Kujtesës.

AMBASADORI COHEN

Gjatë seancës, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, mbajti një fjalim të posaçëm, i cili u përcoll me duartrokitje.“Përkujtojmë ditën e Holokaustit, ditë kur ne kujtojmë orët më të errëta dhe ku jo të gjithë komuniteti ndërkombëtar bashkohet për të luftuar paragjykimiet dhe urrejtjen në të gjitha format e saj të shëmtuara”, deklaroi z. Cohen. Duke folur për genocidet e tmerrshme që kanë ndodhur në kohën e Holokaustit, diplomati izraelit, solli në vëmendje vizitën e tij në Gjermani. “Një vit më parë bëra një vizitë në Gjermani dhe vendi i parë që vizitova ishte një ndërtesë, ku në vitin 1942 nazistët zbatuan vendimin final, planin për të asgjësuar popullin hebre. Duke ecur përmes ekspozitës, nuk isha në gjendje për të kuptuar urrejtjen e nazistëve ndaj hebrenjve. Komunitetet hebre ishin vendosur qetësisht në shumë vende, duke parë punën e tyre si një pakicë e veçantë”, theksoi Cohen. Unë jam krenar, – vijoi Cohen, – që jam ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri, vendi me rekordin më të mirë në të gjithë botën për heroizmin e shfaqur për strehimin e mbrojtjen e hebrenjve. Ai theksoi se është pothuajse i panjohur fakti se shqiptarët strehuan hebrenjtë, vetëm në sajë të traditës së besës. “Bëhet edhe më e pabesueshme kur vendet fqinje iu dorëzuan hebrenjtë, nazistëve”, Cohen kujtoi edhe historinë e një gruaje hebre e cila shkruan se,  “një ditë do t’i tregoj botës se shqiptarët strehuan hebrenjtë, pa marrë parasysh rrezikun”. Sipas ambasadorit izraelit, epidemia e racizmit ende sfidon . Akte anti-semite, tha ai, duhet të denoncohen pasi s’mund të rrinë në heshtje.

PROFESORI GREIF

Profesori Gideon Greif, i ardhur enkas nga Izraeli, në fjalën e tij të titulluar “Rëndësia dhe kuptimi i Aushvicit”, solli në vëmendjen e të pranishmëve, fakte rrëqethëse nga Holokausti, duke theksuar se “nuk duhet të lejojmë kurrë përsëritjen e një Holokausti të dytë, por të përpiqemi t’i bëjmë jetët tona në këtë planet më të mira”. “Ky mision është një detyrim i yni, jo vetëm përballë 6 milionë hebrenjve, të torturuar, të poshtëruar dhe vrarë, por ndaj të gjithë 50 milionë viktimave të regjimit kriminal të Gjemanisë Naziste”.

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE

Në hyrje të Kuvendit ishte vendosur një ekspozitë në nderim të viktimave të Holokausit, si dhe materiale fotografike dhe shkresore të pranisë së hebrenjve në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta; zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryetarja e Grupit Parlamentar të Shqipëri-Izrael, zonja Valentina Leksaj e vizituan atë të shoqëruar nga ambasadori David Cohen.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.