
Tag: Holokaust
Riva dhe 260 të mbijetuar tjerë të Holokaustit ishin në mesin e mbi 3 mijë hebrenjve ukrainas, që u larguan së fundmi drejt Izraelit nga kampet e refugjatëve në Moldavi.
Sirenat janë ndezur në orët e hershme të së enjtes në Izrael, për të shënuar vrasjet e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.
Mimi Reinhardt, e cila ishte e punësuar si sekretare e Shindlerit, ishte përgjegjëse për hartimin e listave të punëtorëve hebrenj nga getoja e qytetit polak të Krakovës, të cilët ishin rekrutuar për të punuar në fabrikën e tij, duke i shpëtuar ata nga dëbimi në kampet naziste të vdekjes.
Lidia Maksymowicz thotë se, ajo dhe Papa “e kuptuan njëri-tjetrin me një vështrim”, ndërsa Papa Françesku e përqafoi në heshtje polaken 80-vjeçare
Blerta Zeqiri, punonjëse e ITSHKSH-së, nga 5-30 prill 2021, ndoqi Projektin rajonal për Evropën me titull “Ballafaqimi me Shtrembërimin dhe Mohimin e Holokaustit”, sponsorizuar nga Departamenti amerikan i shtetit dhe administruar nga World Learning.
Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” shkruan për komandantin e rajonit të Beratit, Kadri Cakrani, i cili me aktet e tij shpëtoi nga vdekja qindra refugjatë hebrenj nga pushtuesit nazistë, madje duke rrezikuar jetën e tij duke fshehur disa në shtëpinë e tij.
Shoshana Ovitz mbijetoi Auschwitz pasi pa se nëna e saj ra në duart e mjekut famëkeq nazist, Josef Mengele.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i bashkohet fushatës #WEREMEMBER-#NEKUJTOJMË, në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për Holokaustin
Dy vjet më parë, më 27 janar 2019, Fondacioni Raoul Wallenberg dërgoi një delegacion të vogël në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për të shpallur të gjithë vendin si “Shtëpinë e Jetës”. – Ky opinion është botuar në gazetën e madhe izraelite “The Times of Israel”
12 hebrenj, burra, gra e fëmijë, në korrik të vitit 1943 kishin trokitur në dyert e familjes së Xhemajl Bllatës, ku kishin kërkuar strehim, për të shpëtuar nga përndjekja e nazistëve, të cilët në atë kohë kishin vrarë rreth 6 milionë hebrenj, shkruan KultPlus.