Panairi i librit, Ismail Kadare fiiton çmimin Jerusalem Prize 2015


Izraelisot.com, 4 shkurt 2015 – Panairi i 27-të Ndërkombëtar i Librit i Jerusalemit do të hapet javën e ardhshme (8-12 shkurt) në një ambient të ri – “Stacioni i Parë”, stacioni historik i kryeqyteti izraelit, i cili është shndërruar në një qendër të madhe kulturore.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka fituar “Çmimin Jerusalem 2015”, çmim që do t’i jepet gjatë Ceremonisë së Hapjes nga Kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Nir Barkat.

Sipas organizatorëve, çmimi u akordohet autorëve që shprehin në të shkruarin e tyre lirinë e individit dhe shoqërisë.

Këtë çmim e kanë marrë më parë edhe pesë shkrimtarë të cilët më pas kanë fituar Çmimin Nobel në Letërsi.

Media izraelit shkruan se, Kadare është poetit dhe romancieri më i njohur shqiptar. Librar e tij janë përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme.

Në vitin 2005 ai mori çmimin e parë “Man Booker International Prize”, me motivacionin se “për një impakt global”. Në vitin 2009 Kadare mori çmimin  Principe de Asturias për Letërsinë në Spanjë.

Panairi Ndërkombëtar i Librit i Jerusalemit për herë të parë është mbajtur në vitin 1963 dhe ai organizohet një herë çdo dy vjet. Ai është një ngjarje e rëndësishme kulturore që tërheq shtëpi botuese të famshme, autorë të njohur, përfaqësues të drejtave të autorëve, agjentë të shitjeve

Me një prani të më shumë se 600 botuese dhe autorëve nga më shumë se 30 vende, Panairi do të prezantojë më shumë se 100 mijë libra në 30 gjuhë të ndryshme.

Panairi ofron një kombinim midis një libri komercial, por edhe mundësinë e takimeve midis poetëve dhe shkrimtarëve nga Izraeli dhe e gjithë bota. Nuk të mungojnë edhe shfaqjet filmike, seminaret, ekspozitat shfaqjet dhe aktivitetet kulturore për fëmijë, të gjitha këto janë të hapura dhe falas për publikun.

Autorët e huaj që do të marrin pjesë në panairin e këtij viti në Jerusalem përfshijnë Anna Enquist (nga Holanda), Gabi Gleichmann (Norvegji), Eva Menasse (Austri), Erri De Luca (Itali), Ann Hood ( SHBA), Ariana Harwicz (Argjentinë), Janusz Glowacki (Poloni), Jennifer Teege (Gjermania), Mark Russ-Federman (SHBA), Paolo Giordano (Itali), Elena Loewenthal (Itali), Salah Al-Hamdani (Irak-Francë) and Irena Karpa (Ukrainë).

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.