Myslimanët e Norvegjisë formojnë mburojë njerëzore për hebrenjtë


Oslo, 21 shkurt 2015 – Më shumë se 1000 myslimanë kanë krijuar një mburojë njerëzore përreth sinagogës së Oslos, të shtunën, për të ofruar kështu një mbrojtje simbolike për komunitetin hebre dhe e kanë dënuar sulmin ndaj një sinagoge në Danimarkën fqinje, fundjavën e kaluar.
Me thirrjet “Jo anti-semitizmit, jo islamo-fobisë”, myslimanët e Norvegjisë kanë formuar atë që ata e quajtën unazën e paqes, një javë pasi Omar Abdel Hamid El-Hussein, djali i imigrantëve palestinezë, i lindur në Danimarkë, vrau dy persona në një sinagogë dhe në një ngjarje ku promovohej liria e shprehjes në Kopenhagë, fundjavën e kaluar.
“Humanizmi është një dhe ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë”, ka thënë Zeeshan Abdullah, një prej organizatorëve të protestës, para turmës së imigrantëve myslimanë dhe norvegjezëve etnikë të cilët mbushën rrugën e vogël përreth sinagogës së vetme funksionale të Oslos.
“Ka më shumë nxitës të paqes sesa nxitës të luftës”, ka thënë Abdullah derisa organizatorët dhe liderët e komunitetit hebre qëndronin krahë-për-krahë.
“Ende ka shpresë për njerëzimin, për paqen dhe dashurinë, përgjatë dallimeve fetare e prejardhjeve”, citohet të ketë thënë ai nga Koha.net.
Komuniteti hebre i Norvegjisë është një prej më të vegjëlve në Evropë, me rreth 1000 pjesëtarë, ndërsa popullata myslimane, e cila është rritur vazhdimisht, sillet prej 150.000 deri në 200,000.
Norvegjia ka një popullatë prej rreth 5.2 milionë. (r.m.)

/Burimi :http://illyriapress.com/myslimanet-e-norvegjise-formojne-mburoje-njerezore-per-hebrenjte/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.