DJ Keren Dota: Braktisa shkencat kompjuterike për muzikën, prej 7 vitesh luaj nëpër botë

Nga Izraeli DJ Keren Dota mbërriti në Shqipëri për të performuar për publikun shqiptar


Nga Izraeli DJ Keren Dota mbërriti në Shqipëri për të performuar për publikun shqiptar. Mbrëmë rreth 1 orë e 30 minuta Dota performoi muzikë në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa sonte në mbrëmje do të jetë në qytetin e Shkodrës. E gjendur në Tiranë falë një ftese nga Ambasada e Izraelit në vendin tonë, DJ Keren Dota  ka përshtypjet më të mira për Shqipërinë. Në intervistën dhënë për gazetën disa orë para koncertit, që u zhvillua mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza”, ajo u shpreh se me shumë dëshirë do të vinte edhe për të performuar në jug të vendin, nëse do të kishte një tjetër ftesë. Nga diplomimi për shkenca kompjuterike, DJ Keren Dota tregon se prej 7 vitesh ajo vazhdon aktivitetin me muzikën, duke theksuar se vetëm falë një punë të madhe ka arritur sot të jetë një emër shumë i vlerësuar jo vetëm në Izrael, por dhe në shtete të tjera të botës. Sipas saj, të jesh sot në treg nuk është e lehtë, madje e vështirë dhe konkurrenca nuk është e vogël. Në lidhje me muzikën izraelite, ajo shprehet se është e ngrohtë, muzikë e gëzueshme, muzikë që të bën të ndihesh mirë, nuk është muzikë dramatike dhe ndaj mendon se ia vlen shumë për ta dëgjuar pasi është një muzikë shumë e mirë.
Jeni në Tiranë për një koncert në sheshin “Nënë Tereza”. Si e pritët ftesën?
Për mua është hera e parë që jam në Tiranë, Shqipëri. Kur mua mu bë ftesa isha shumë e surprizuar. U ndjeva shumë e emocionuar. Zëvendës ambasadori Tsach Saar kishte kohë që më kishte thënë, që do të më ftonte për një event të madh, dhe tani erdhi koha që mua mu bë ftesa. Dhe jam shumë e lumtur për këtë.
Hera e parë që jeni në Shqipëri?
Unë kam dëgjuar nga disa izraelitë, që kanë vizituar vendin tuaj, dhe ata kanë pohuar se Shqipëria është një vend shumë i bukur, dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Por dhe unë kisha shumë dëshirë që të vija ta shikoja Shqipërinë, atë që kisha dëgjuar nga ata doja ta shikoja dhe vetë.
Ju mbrëmjen e së premtes jeni në një koncert në Tiranë. Çfarë do të sillni për publikun, muzika që do të performoni në këtë koncert që për herë të parë zhvilloni këtu ?
Do të mundohem që të sjell muzikë të njohur, muzikë të gëzueshme, që ti bëjë njerëzit që të ndihen sa më mirë, duke qenë se janë dhe festat e fundvitit. Po ashtu do të mundohem, që të kuptoj nga publiku çfarë ata kërkojnë, çfarë i bën ata që të ndihen mirë. Në performimin tim si DJ, do të mundohem që të bëj një lloj përqasje, çfarë ndjejnë njerëzit, atë do mundohem që të luaj në muzikë. Jam në Shqipëri, por do të mundohem që të sjell dhe muzikën e shijes izraelite dhe disa emocione nga muzika e Tel-Avivit.
Pas Tiranës ju do të performoni dhe në qytetin e Shkodrës?
Po, unë do të jem dhe në Shkodër pas koncertit në Tiranë. Mendoj se është diçka ndryshe, kështu që për mua është mirë, sepse do të shikoj dhe një tjetër qytet të Shqipërisë.
Ju keni lindur në Izrael. Po kush është Keren Dota?
Jam një DJ nga Izraeli. Luaj si DJ prej shtatë vitesh. Aktiviteti im është në clubet më të mira dhe në vendet ku bëhen partet më të mëdha në Izrael. Por më parë unë kam punuar si programuese programesh kompjuterike, megjithatë unë e ndjeja se duhet të bëja diçka tjetër, dhe kishte një lidhje të veçantë me muzikën. Për këtë unë vendosa që ta lija kompaninë, ku unë punoja dhe t’i përkushtohesha muzikës. Unë jam diplomuar në Izrael për shkenca kompjuterike, dhe gjithashtu vazhdoj dhe punoj edhe si programuese programesh kompjuterike.
Nga shkencat kompjuterike në DJ?
Nga e ulur në një karrige, që merresh me kompjuterin në punën time, unë dëshiroja shumë që të bëja diçka më emocionuese, që të më motivonte në jetën time, kështu që unë iu përkushtova muzikës.
Shtatë vite si një nga DJ më të njohur, por si është aktiviteti juaj larg shtetit të Izraelit?
Veç aktivitetit tim në Izrael, kam qenë e ftuar në Indi në shumë party që zhvillohen atje. Por edhe e ftuar nga Ambasada, ku kam performuar për Ditën e Pavarësisë në Indi. Ndërkohë që unë vazhdoj me aktivitete, performoj në Izrael, por dhe në shtete të tjera.
Të qenurit femër DJ, sa e shikoni konkurrencën dhe tregun për aktivitetin tuaj? 
Të qenurit femër është një gjë e veçantë, sepse është e rrallë, dhe njerëzit shikojnë me një lloj admirimi që: uau shiko femër DJ. Në përgjithësi kjo ndodh, sepse jam seksi i kundërt nga meshkujt, dhe ndaj ata më shikojnë me kaq shumë vëmendje. Edhe pse nuk më pëlqen kjo gjë, sërish unë ndihem e admiruar nga njerëzit kur më shikojnë një femër DJ. Ka momente që njerëzit kur shikojnë një femër që performojnë si DJ fillojnë dhe thonë “jo ajo nuk luan mirë, është femër”. Por mua më pëlqen kjo gjë, kjo sepse ata duhet të shikojnë me një sy tjetër. Në Izrael ka shumë femra që performojnë si DJ, por ka dhe shumë meshkuj. Dhe atje është shumë e vështirë që të çash në treg, sepse djemtë i bëjnë reklamë njëri-tjetrit, ndërkohë që ne që jemi femra duhet të bëjmë një punë shumë të madhe, që të jemi në treg, sepse e ndjejmë që ne lihemi pas nga meshkujt.
Në Izrael, qenka shumë konkurrencë?
Është e vështirë të hysh në treg, por unë tani e kam një emër. Tani çdo njeri më njeh si DJ, por ama që të fillosh nga e para është shumë e vështirë.
Vini nga Izraeli, çfarë ofron jeta e natës?
Jam DJ dhe kam qenë në shumë shtete të botës, por ama jeta e natës në Izrael është nga më të mirat. Kam dëgjuar dhe për jetën e natës në Shqipëri, dhe më kanë thënë që është e mirë, por do ta shikojmë sonte (qesh).
Izraeli njihet për vlerat e tij, por turistët çfarë mund të gjejnë në Tel Aviv, ku dhe ju jetoni?
Tel Avivi është qendra e shtetit të Izraelit. Ka restorante të mira, clube të mira, të gjithë gjërat më të mira të Izraelit janë aty. Megjithëse Jeruzalemi është qytet si i shenjtë për izraelitët, ajo që ndodh në Tel Aviv nuk ndodh në Jeruzalem. Një artist i çfarëdolloj mund ta gjejë veten shumë mirë në Tel Aviv, është qytet i çmendur, i mrekullueshëm që ka çdo gjë. Është shumë bukur.
Ju keni një diplomë në shkencat kompjuterike, ndërsa prej 7 vitesh vazhdoni aktivitetin dhe si DJ. Do ta vazhdoni këtë aktivitet?
Për momentin nuk e mendoj ndalimin e aktivitetit si DJ. Unë jam akoma e re dhe dua të zgjerohem sa më shumë në fushën e produksionit ashtu si janë dhe femra të tjera DJ. Dua të bëj produksione të ndryshme në muzikë. Më pëlqen shumë kjo që bëj.
Ju vini për herë të parë në Tiranë, ka qenë një ftesë dhe e Ambasadës së Izraelit që ju mundësoi të jeni në Shqipëri, e cila gjatë kësaj kohe ka sjellë dhe të tjerë artistë apo dhe personalitete nga fusha të tjera. Sa të rëndësishme janë për ju këto bashkëpunime?
Kjo është një gjë shumë e mirë, dhe nuk dua që kjo gjë të ndalojë për të promovuar kulturën izraelite në Shqipëri. Ne kemi dhe shumë gjëra të përbashkëta, si në karakter, jemi shumë të afërt dhe si vende, por unë kam dëshirë që të ftoj një DJ shqiptar, që të performojë në Izrael.
Je keni shumë angazhime, sa ju lodh ky aktivitet?
Unë punoj dhe gjatë natës, por dhe gjatë ditës. Katër herë në javë jam si DJ dhe gjatë ditës merrem me takime, produksione, etj, për punën time. Bëj një jetë shumë të mirë, por duhet të punoj dhe mbi muzikën që luhet në darkë. Mua 2-3 orë në ditë më shkon, duke punuar për muzikën që do të performoj në mbrëmje.
Ju vetëm dy ditë keni që jeni në vendin tonë, përshtypjet tuaja për Shqipërinë, dhe a do të donit të vinit sërish për të performuar?
Kam shumë dëshirë ta njoh dhe më shumë vendin tuaj. E kam parë dhe kam dëgjuar shumë për jugun. E kam parë në foto jugun e vendit tuaj dhe kam dëshirë pse jo që të performoj edhe atje. Do të më pëlqente shumë, që të performoja muzikë edhe në jugun e Shqipërisë, një vend i mrekullueshëm.
Pse njerëzit duhet ta dëgjojnë muzikën izraelite, çfarë ofron ajo?
Muzika izraelite është e ngrohtë, muzikë e gëzueshme, muzikë që të bën të ndihesh mirë, nuk është muzikë dramatike. Ndaj mendoj se ia vlen shumë për ta dëgjuar, është një muzikë e mirë.
Intervistoi: Julia Vrapi /Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.